Xhumadije Ibrahimi gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik.

“Në orët e pasditës, në Rrugën e Ilindenit në Tetovë, në afërsi të selisë së Klan Maqedoni, duke kryer obligimet e përditshme gazetareske, kolegia jonë Xhumadije Ibraimi është goditur nga një veturë”, shkruajne mediat maqedonase.

Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën.