Aktori turk, Onur Tuna, konsiderohet si një ndër aktorët më tërheqës të Turqisë, i cili është bërë i njohur për publikun shqiptar me rolet si “Alihani” në serialin “Molla e ndaluar” apo rolin e “Fermanit” në serialin “Doktori i mrekullive”. Onur është një ndër emrat më të komentuar të showbiz-it dhe ndër të preferuarit e femrave, mirëpo bukuroshi nuk qenka single!
Mediat turke kanë zbuluar lidhjen e re të 34-vjeçarit me gazetaren e sportit Yagmur Karabal. Thashethemet kanë nisur pasi dyshja ka nisur pushimet së bashku dhe madje kanë pozuar në të njëjtin vend. Asnjëri prej të dyve nuk ka preferuar të reagojë për lajmet, megjithatë Onur dhe Yagmur s’kanë mundur të fshihen dot më gjatë nga sytë e publikut.