“Martesë në moshë të vogël apo të madhe”, është një nga dilemat më të mëdha të të rinjve sot. Kjo temë u trajtua dhe në rubrikën “Trotuar” në emisionin “ E Diell”.
Teksa po flisnin për martesën, drejtuesi i emisionit Edi Manushi tregoi se në redaksi ka mbërritur një kërkesë martese për Alesia Bamin.
E pyetur nga Manushi në lidhje me këtë propozim, Alesia u shpreh me humor se do ta marrë për bazë shumë shpejt.