Ambasadori britanik Duncan Norman tha se palët duhet ta arrijnë konsensusin nesër dhe kjo është thelbësore jo vetë për vendin por dhe për të ardhmen e tij në BE.
“Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë punën”, tha Norman.