Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur pak momente më parë në Kryesinë e Kuvendit. Ambasadorja Kim do të zhvillojë në takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruci. Nuk dihet se pse vjen ky takim por tashmë edhe një ditë ka mbetur afati nga Kuvendi për draftin e Reformës Zgjedhore.
Pritet të shihet nëse këto dy ditë do të kalohet ose jo drafti nga Komisioni në Kuvend për t’u votuar. Parimisht në Këshillin Politik palët kanë rënë dakord duke kryer edhe konsensusin për KQZ-në. Marrëveshja pritet të finalizohet me miratimin në Kuvend.