Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët ka folur mbi amnistinë fiskale, ku theksoi se funksionarët politikanë, gjyqtarë apo prokurorë nuk do të përfshihen në amnisti.
“Funksionarët janë tërësisht të përjashtuar nga amnistia. Nuk bëhet fjalë për këtë. Politikanët nuk përjashtohen. Gjithkush që ka pasur një mandat qeverisës nuk mund të jetë pjesë e amnistisë. Natyrisht nëse bëhet fjalë për persona që 10 vjet më para kanë punuar në shtet është temë tjetër por në kuptimin e funksionarëve që janë në institucione nuk përjashtohen. Nëse ka punuar në shtet në vitet ’90 dhe pastaj është marrë me punë private është pjesë tjetër. Asnjë që është marrë me politikë, që ka qenë gjykatës, prokuror nuk mund të amnistohet”, deklaroi Rama.