Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” njoftoi se edhe fluturimet e datës 17 qershor janë anuluar. Udhëtarët janë lutur që për detaje të tjera të kontaktojnë kompanitë ajrore.
“Ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 17 Qershor 2020 janë anuluar. Mirësisht ju lusim që të jeni në kontakt me kompanitë ajrore për detaje tjera”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”. Kujtojmë se në ditët e fundit janë anuluar të gjitha fluturimet nga aeroporti i vetëm funksional në Kosovë.