Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka marrë vendim ditën e sotme për çështjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Samir Tahiri. Apeli ka vendosur që çështja të kthehet për rigjykim nga e para, duke prishur kështu vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.