Shumë shpejt, moderatorja Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj, po presin një bebush, i cili aludohet se është djalë. Pasi konfirmoi pritjen e ëmbël, shumë të rralla janë rastet kur moderatoren e kemi parë të ekspozojë barkun e rrumbullakosur në publik. Ajo vishet me të gjera dhe thuajse asnjëherë nuk e komenton shtatzëninë e saj. Mirëpo, ndjekësit dashamirës në rrjete sociale janë bërë merak për Arbanën, të cilën e shohin shpesh të gatuajë ushqime të papërshtatshme për shtatzënat.
Kështu, 37-vjeçarja ka vendosur të reagojë nëpërmjet një statusi në InstaStory, duke sqaruar këdo që bëhet merak për moderatoren gjatë këtyre ditëve. Arbana tregon se megjithëse gatuan shumë, jo të gjitha ushqimet i konsumon ajo vetë, por personat e familjes. Moderatorja tregon se e di çfarë është e shëndetshme për të dhe bebushin gjatë kësaj shtatzënie, ndaj po tregon munges maksimal edhe përsa i përket ushqimit.
Megjithatë, Arbana preferon që këtë rrugëtim kaq të bukur ta mbajë privat.
“Duke ju falenderuar të gjithëve për këshillat dashamirëse dhe përkujdesjen, më duhet t’ju them që jo çdo gjë që gatuaj e konsumoj unë. Shpeshherë (e sidomos tani), gatuaj më shumë për familjen dhe miqtë të cilët nuk do t’i privoja kurrë nga të shijuarit e gjërave që unë nuk ha dot, ose që mua nuk më pëlqejnë. Më besoni që do isha shumë e mërzitshme nëse do publikoja vetëm gatimet e mia “të shëndetshme” (dhe kalorike) që po ha këtë periudhë. Shtatzënia për mua është një rrugëtim shumë i bukur por shumë personal, që kam zgjedhur ta mbaj privat, edhe sa i takon ushqimit. Besoj që çdo nënë e di më mirë vetë se cila është më e mira për të dhe për fëmijën që do sjellë në jetë. Ju dua.”- janë fjalët e moderatores në postim.