Rreth një muaj më parë moderatorja Arbana Osmani dha lajmin e ëmbël të shtatzënisë. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër dhe nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale.
Së fundmi Arbana ka zbuluar nepsin e shtatzënisë. Përmes një postimi në Instastory moderatorja ka treguar se ka ngrënë një tortë mimosa brenda 24 orësh. Ajo ka publikuar një foto në Instastory, ku duket se ka mbetur vetëm një copë nga torta. “Nga seriali “si të hamë një tortë mimosa brenda 24 orësh”, ka shkruar Arbana krahas fotos.