Duhet ta pranojmë! Ka disa persona aq simpatikë e fotozhenikë, saqë dalin bukur edhe në foton e pasaportës me përmasat 3,5 cm me 4,5 cm. Në grupin e këtyre personave s’kishte si të mungonte modelja bukuroshe Arbenita Ismajli. Ajo shquhet për tiparet tërh eqëse dhe jo vetëm, duke na vënë “në siklet” ne të tjerëve që më mirë të mos i përmendim fotot e pasaportave tona.
Arbenita ka ndarë në InstaStory jo një, por dy foto të pasaportave të saj, njëra kur ishte 16 vjeç dhe tjetra 21. Përveçse nuk dallojmë anjë ndryshim (kështu ajo hedh poshtë fjalët se ka bërë ndërhyrje), modelja duket super yll në të dyja fotot! Nuk e dimë si ndiheni ju për fotot tuaja, por Arbenita duhet të jetë krenare për fotot e saj. Probabiliteti që të dalësh bukur është shumë i vogël dhe ende s’e kemi kuptuar pse?!