Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë publike lidhjen e dashurisë me një vajzë me emrin Sabrine. Këngëtari shqiptar ka postuar disa foto me partneren, e cila është e famshme në Gjermani. Sabrine Khan është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Ajo është 22 vjeç dhe njihet si kërcimtare nga videot që publikon në Youtube.

Sabrine është gjithashtu edhe protagoniste në klipin e Ardian Bujupit me titull “Modela”. Kërcimtarja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot apo videot me Ardianin.