Blogerja Armina Mevlani festoi së fundmi ditëlindjen. Ajo mbushi 29-vjeç dhe në ditën e saj të veçantën organizoi një festë përrallore në oborrin e shtëpisë.
Armina kishte zgjedhur që e gjithë festa të arredohej me motive marokene, në mënyrë që të kishte Marokun në shtëpinë e saj. Në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet e shumta dhe dhuratat.
Blogerja ka zbuluar ditën e sotme dhuratën e preferuar të ditëlindjes dhe me siguri i ka habitur të gjithë. Ajo ka marrë një karrige ngjyrë blu dhe në një foto të postuar në Instastory shkruan: “Dhurata ime e mrekullueshme e ditëlindjes!”