Armina Mevlani ka ditëlindjen. Me këtë rast ajo ka uruar veten në rrjetet sociale, duke falenderuar Zotin për jetën që bën.

“Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë. Falenderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme.

Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, ka shkruar ajo!