Dashi – Marrëdhëniet afatgjata
Problemi i Dashit janë marrëdhëniet afatgjata. Magjepset shpejt pas dikujt dhe po kaq shpejt, e harron. E dini si duhet të jetë dikush që ju ofron të ardhme por zgjidhni gjithmonë dikë të mistershëm që e dini se do t’ua thyejë zemrën.
Demi – Partneri ideal
Në mendjen e tij, Demi ka një ideal të marrëdhënies së përsosur, ndaj kur gjërat nuk shkojnë sipas pritshmërive, është gati ta çojë gjithçka në djall. Duhet t’u jepni një mundësi marrëdhënieve.
Binjakët – Nuk hapen
Ju pëlqen t’u tregoni të tjerëve pjesën tuaj argëtuese, të krisur, por keni probleme kur vjen fjala te shprehja e asaj që ndjeni thellë. Mos kini frikë të hapeni, kur e ndjeni se është e nevojshme.
Gaforrja – Bie në dashuri më personin e gabuar
Gaforrja është e ndjeshme, plot dashuri, por ka zakonin e keq të të rënit në dashuri me njerëzit krejtësisht të gabuar. Kjo i bën gjërat akoma më të dhimbshme, sepse Gaforrja nuk i përballon mirë ndarjet.
Luani – Kontrolli
Luanët e gjejnë sigurinë tek kontrolli. Nëse kuptojnë se janë në një marrëdhënie të vështirë për ta drejtuar, i japin fund. Duhet të mësoni se nuk mund ta kontrolloni ju gjithçka.
Virgjëresha – Përsosmëria
Si në çdo fushë tjetër të jetës, edhe në dashuri Virgjëresha kërkon përsosmëri, por njeriu i përsosur nuk ekziston. Mundohuni të normalizoni standardet dhe pritshmëritë, jo ta zhdukni dikë menjëherë nga lista vetëm sepse nuk plotëson një pikë të kërkesave.
Peshorja – Pavarësia
Peshoret janë nga natyra të pavarur, duan të bëjnë gjithçka që duan të bëjnë. Kjo shpesh u krijon të tjerëve idenë se Peshorja nuk është e interesuar për ta. Tregojuni partnerëve se fakti që doni të jeni të lirë, nuk do të thotë se nuk mendoni edhe për të.
Akrepi – Intensiteti
Zakoni i keq i akrepave? E nisin marrëdhënien me shumë intensitet. Nuk duhet ta mbysni partnerin me përjetimet tuaja ‘hiperaktive’. Merreni me ngadalë; gjithçka në kohën e vet.
Shigjetari – Mungesa e qëndryeshmërisë
Zig zag-et e shigjetarit në dashuri mund ta bëjnë konfuz partnerin. Në një moment, ju pëlqen t’i shkoni pas e në tjetrin, doni që t’ju vijë pas fijes. Mundohuni të krijoni qëndrueshmëri.
Bricjapi – Logjika
Vështirë që dikush të njohë pjesën tuaj argëtuese, sepse e vishni veten me logjikë. Është diçka e mirë që nuk e lini dikë të hyjë menjëherë në jetën tuaj, por duhet të dini se nuk do t’ju presin përgjithmonë.
Ujori – U vendosin kufij ndjenjave
Ujorët ndihen të sigurt kur nuk krijojnë lidhje emocionale, por kështu humbasin bukurinë e një marrëdhënieje plot emocion. Lëshojeni veten, hapuni dhe lërini të tjerët t’ju hapen.
Peshqit – Idealizojnë partnerin
Peshqit kanë një vizion të madh mbi “të duhurin”. Kanë një ide shumë specifike, idealizojnë partnerin në fillimet por pastaj, përfundojnë duke zgjedhur të gabuarin.