Të lahesh në mbrëmje përpara se të shkosh në shtrat mund të përmirësojë gjumin tuaj, zbulon një hulumtim i fundit. Dhe duket se japonezët e dinë këtë përfitim përpara gjithë pjesës tjetër të botës. Por, ekzistojnë edhe disa arsye të tjera pse ata preferojnë që dushin ta bëjnë në darkë dhe jo në mëngjes…

E konsiderojnë si një ritual ceremonial

Kur bëjnë dush, japonezët ndjekin një ritual të veçantë të përbërë nga disa hapa. Së pari, ata futen në dush për të hequr pluhurin dhe djersën. Ata madje mund të shtojnë çaj jeshil dhe barishte të ndryshme në ujë që qetësojnë trupin, pastrojnë lëkurën dhe e tonifikojnë ate. Japonezët gjithashtu zgjedhin me kujdes temperaturën e ujit, pasi ai nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, ndryshe mund të çojë në humbje të lagështirës dhe pore të hapura.

Ata ndjekin zakonet e vjetra familjare

Luksi i dushit të mëngjesit në Japoni, si dhe në të gjithë botën, nuk ishte i mundur deri para pak kohësh. Në shekullin XIX nuk kishte ujë të nxehtë, ngrohje në shtëpitë japoneze. Kështu që shumica e njerëzve duhej të vlonin së pari ujë të nxehtë në mënyrë që të bënin një banjë të nxehtë. Ky është një proces që kërkon shumë kohë! Kështu që vazhdonte zakoni i përgjithshëm i larjes në mbrëmje.

Ata shpesh vizitojnë banjot publike

Burimet e nxehta të banjove publike janë të njohura në Japoni. Njerëz të moshave të ndryshme shkojë atje, jo vetëm që të lahen, por edhe të pushojnë dhe të kalojnë kohën duke bërë diçka të këndshme. Është e mundur të thuhet se është një lloj argëtimi. Natën zakonisht ka më pak njerëz, gjë që bën të mundur që të jesh vetëm me mendimet e tua. Relaksim i plotë!

Ata nuk kanë kohë të mjaftueshme në mëngjes

Japonezët janë punëtorë të vërtetë. Rreth 4.5 milionë punëtorë me orar të plotë në Japoni kanë punë të dytë, mesatarisht, nga 6 deri në 14 orë shtesë çdo javë. Për më tepër, në Japoni është shumë e rëndësishme të jesh i përpiktë. Nëse shkoni në punë edhe vetëm me disa minuta vonesë, kjo mund të perceptohet negativisht. Prandaj, në mëngjes, japonezët nuk kanë as një minutë të lirë.

Ndikohen nga klima

Vera në Japoni është e nxehtë dhe shumë e lagësht. Shumica e qytetarëve nuk përdorin makinat e tyre, por transportin publik dhe e ndiejnë efektin e motit mbi veten e tyre në maksimum. Në dimër, shtëpitë japoneze janë shumë të ftohta, sepse shumica e tyre nuk kanë ajër dhe nxehtësi qendrore. Ndaj, ata bëjnë dush përpara se të flenë që jo vetëm të lahen, por edhe të ngrohen.