Pergjate aksit nacional se unazes se qytetit te Elbasanit, Bashkia Elbasan ka ndermarre nje projekt per rikualifikimin e sistemin e fasadave te objekteve kolektive te banimit. Projekti parashikon suvatimin e ketyre godinave dhe rritjen e eficences se banesave, gjithashtu edhe lyerjen e konceptuar per te rivitalizuar nepermjet motiveve artistike te qytetit. Muralja e pare artistike e realizuar ne bashkine e Elbasanit eshte nje mjek. E pagezuar nga autoret me titullin “A po t’rreh zemra?” – simbolike kjo shume domethenese per situaten post-covid qe po kalojme, dhe nje ide interesante e prezantuar nga artistet e rinj Lorenc Kerciku e Iris Canaj.

Pyetur nga redaksia jone punuesit e kesaj vepre shpjegojne se si lindi idea per ti kushtuar mjekeve nje fasade ne hyrje te qytetit. “Misionaret tane gjate kesaj periudhe qe po kalojme jane padyshim bluzat e bardha, e gjate pandemise lindi si nje detyrim i yni per tu solidarizuar me punen e tyre. 3 fasadat anesore te pallatit do te paraqesin nje eletrokardiograme dhe impulse e rrahjes se zemres dhe e katerta sigurisht personazhin tone kryesor mjekun ne betejen e tij ndaj virusit covid-19. Me pak fjale ky ishe simboli i pare i murales, per te percjelle nje ngacmim e zgjuar padyshim interesin artisteve per te kontribuar ne jetesimin e ngjyrimin e fasadave te tjera, per ti dhene e nje pamje vizuale te kendshme qytetit.” Si nje iniciative e re dhe per here te pare ne qytetin tone ka zgjuar nje interes te vecante dhe eshte mikpritur nga banoret e Elbasanit, duke shtuar dhe kerkesat e tyre per pune te tilla te tjera. #Elbasan