Një ilaç që parandalon mpiksjen e gjakut po testohet me sukses për të parandaluar vdekjen e pacientëve nga covid 19. Kërkimi është bërë nga një studiues astralian dhe ka dhënë rezultate pozitive në 72 pacientë të prekur nga sëmundja. Mëgjithatë testimi tani duhet të bëhet në pacientë në gjendje kritike për jetën. Një studiues australian ka zbuluar një ilaç eksperimental që mund të parandalojë vde kjen nga covid 19, pasi nuk lejon mpiksjen e gjakut që është përgjegjës për vështirësitë në frymëmarrje, dëmtim të organeve, goditje në tru dhe atak kardiak. Ekipin e kërkimit po e udhëheq profesori I Universitetit të Sidneit Shaun Jackson. Pas provave të suksesshme të fazës së parë në 72 pacientë të shëndetshëm, studiuesit tani dëshirojnë që urgjentisht të kalojnë në gjykimet e fazës 2 duke testuar efektivitetin dhe sigurinë e barit në pacientët në gjendje kritike COVID-19.
“Ajo që duam të bëjmë është në thelb të parandalojmë që covid 19 të pësojë komplikacione të rënda, ku pacientët kërkojnë kujdes intensiv dhe ventilim. Dhe nëse mund ta ndalojmë procesin e mpiksjes, ne mendojmë se mund ta kthejmë COVID-19 nga një sëmundje kë rcënuese për jetën, në një sëmundje të rëndë të frymëmarrjes,”.
Por për fazën e dytë, medikamenti që injektohet në vena do të duhet të testohet jashtë shtetit, për shkak se Australia nuk ka mjaftueshëm pacientë në gjendje kr itike. Australia raportoi rreth 7.300 raste dhe 102 vde kje me disa pjesë të vendit tani që pretendojnë se kanë eli minuar virusin. Ndërsa në të gjithë botën, raportohen më shumë se 7.53 milion të infektuar me koronavirusin e ri dhe 420,808 kanë vde kur.