Pavarësisht situatës së krijuar për shkak të COVID-19 transporti i mallrave ka vijuar në të gjithë portet e vendit. Autoriteti Portual i Durrësit, njoftoi sot se 8 336 tonë mallra dhe 599 kontejnerë janë në proces përpunimi këtë të premte nga anijet “Farah Princess”, “Leo I”, “Spirit of Chennai”, të akostuara në molet 6, 10 dhe 11.
Në radë, anijet “NS Pride”, “Ali K”, “Salam Y”, me rreth 11 052 tonë priten të përpunohen në orët në vijim. Autoriteti Portual Durrës, thotë se janë në pritje anijet “Ozgun”, “Mv Titan”, “Merry M”, me mallra të ndryshëm si urë, çimento, skrap, etj. Gjatë kësaj jave janë përpunuar 6 anije tregtare me rreth 14 340 tonë mallra dhe 2 anije me 850 njësi kontejnerike, nga anijet “Atlantic Bridge” & “Spirit of Chennai”.