Barcelona ka këmbëngulur se Lionel Messi është shumë mirë, pas thashethemeve se superylli argjentinas po përballet me probleme fizike. Messi punoi një palestër të mërkurën, duke mos marrë pjesë në ushtrime me bashkëlojtarët e Barcelonës, gjë që i shqetësoi tifozët e klubit katalonas, transmeton Gazeta Express. TV3 raportoi se Messi kishte probleme me muskulin në kofshën e këmbës dhe se kjo ishte arsyeja e mungesës së tij në stërvitjen e Barçës të mërkurën.
Por burime të klubit kanë thënë për Mundo Deportivo se superylli argjentinas është në gjendje të mirë fizike. “Messi ka ardhur për të ushtruar dhe e ka bërë një punë tjetër. Pa merak”, ka thënë një burim brenda Barcelonës.
Burimi sugarin se Messi nuk ka probleme me muskulin në kofshe dhe as nuk i është nënshtruar ndonjë testi. Barcelona do të luajë në udhëtim kundër Mallorca të shtunën më 13 qershor, në ndeshjen e parë në La Liga që prej pezullimit të futbollit në mars, si pasojë e pandemisë koronavirus.