Tashmë është e qartë, Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet këtu në një kohë kur ka marrë pëlqimin e Lautaro Martinez për tu transferuar në “Camp Nou”. Palët kanë rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare nga ku Martinez do të përfitoj 12 milion euro në sezon. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Barcelonës kanë hartuar dhe propozuar një ofertë të re për të bindur Inter: 70 milion euro kesh plus kartonin e Junior Fripo, i cili sipas të përditshmes spanjolle ka një vlerë kartoni prej 41 milion euro.
Në këtë mënyrë, Barcelona arrin në kuotën e 111 milion eurove, aq sa është edhe klauzola e largimit të Martinez. 23-vjeçari është një profil interesat, një lojtar që luan në krah, ka cilësi, rezistence dhe mund të përshtatet shumë mirë me skemën 3-5-2. Ndryshe nga mediat spanjolle, ata italiane nuk janë shumë të bindura për vlerën Junior Fripo, 41 milion euro konsiderohet shumë. Nëse blugaranët dëshirojnë të arrijnë te Martinez duhet të rrisin ofertën kesh me të paktën edhe 20 milion euro të tjera, në të kundër argjentinasi qëndron në Milano.