Philippe Coutinho vazhdon të kërkojë skuadrën e tij të re. Edhe Arsenali duket shumë i interesuar për sulmuesin brazilian që do të kthehet te Barcelona pas huazimit te Bayern Munich por rroga prej 13 milionë sterlinash në vit nuk mund të paguhet nga Gunners.
Ndaj, sipas informacioneve të fundit të mbledhur nga The Sun, Barcelona është ofruar që të paguajë një pjesë të rrogës së brazilianit për të lehtësuar kështu transferimin e tij. Coutinho i është ofruar edhe PSG në operacionin për Neymar por ekipi francez nuk ka dhënë përgjigje pozitive.