Bayern Mynich po afrohet gjithmonë e më shumë me titullin numër 30 në historinë e futbollit gjerman. Pesë javë para fundit të Bundesligës skuadra e drejtuar nga Hansi Flick ka fituar me shifrat 4-2 në transfertën e Bayern Leverkusen. Për kampionët në fuqi ndeshja nisi në malore, pasi në minutën e 10 Alario mposhti Manuel Neuer.

Do të duhej diçka më shumë se 15 minuta derisa Coman të barazonte shifrat për Bayern Mynchen, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-3 pasi do të gjenin rrugën e rrjetës Goretzka dhe Gnabry. Në fraksionin e dytë të lojës nuk mund të mungonte edhe ‘bomberi’ Robert Lewandowski, i cili realizoi me kokë para se vendasit 1 minutë para fundit të kohës së rregullt të ngushtonin diferencat. Gjithsesi kjo vlejti sa për statistikë pasi Bayern Mynchen koleksionoi një tjetër fitore që e afron bindshëm me titullin.

Ndërkohë Dortmund që zbriti në fushë pak orë më pas nuk u pezmatua nga ky rezultat, por mori tre pikët falë rezultatit minimal 1-0 kundër Hertha Berlinit. Goli vendimtar do të realizoi në minutën e 58 nga mesfushori Emre Can, që finalizoi bukur brenda zonës.

Pas javës së 30 Dortmund renditet në vendin e dytë me 63 pikë, 7 më pak se Bayern Mynchen i vendit të parë.

Sakaq ndeshjet e tjera të ditës së shtunë në Bundesligë folën në favor të Mainzi-t që fitoi 0-2 kundër Frankfurt, Dusseldorf barazoi 2-2 me Hoffenhaim, ndërsa Leipzig barazoi 1-1 me Paterborn-in e Klaus Gjasulës.