Fisnik Asllani është bërë objektiv i gjigantit bavarez, por 17 vjeçarin e Union Berlinit e duan edhe klubet tjera gjermane, Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim Bayern Munichu ia ka vënë syrin një talentit kosovar, shkruan Gazeta Express. Bëhet fjalë për Fisnik Asllanin, i cili po shkëlqen me ekipin U-19 të Union Berlinit. Sul muesi kosovar është vetëm 17 vjeç dhe tashmë u ka rënë në sy klubeve të njohura gjermane.
Mediumi gjerman “BZ” shkruan se interesim për Asllanin kanë shfaqur klubet gjermane Schalke, Hertha Berlin e Hoffenheim, krahas gjigantit bavarez. Madje, njëri prej këtyre klubeve thuhet se i ka bërë ofertë specifike futbollistit të ri. Hoffenhemi duket të jetë klubi më i interesuar për futbollistin me pasaportë kosovare dhe gjermane. Lojtarit i është ofruar një kontratë katërvjeçare. Hoffenheimi njihet për punën e shkëlqyeshme me të rinj dhe futbollisti kosovar mund të zhvillohej në mënyrë të sigurt tek ky klub. Asllani i ka realizuar 15 gola në 16 ndeshje në sezonin tashmë të anuluar për U-19.