Bashkimi Evropian u ka kërkuar shteteve anëtare të punojnë “së bashku” pasi dega e saj ekzekutive ishte ngarkuar me negociatat për të blerë vaksina të koronavirusit. Zyrtarja e shëndetësisë e BE Stella Kyriakides tha se kishte një mbështetje “të madhe” nga qeveritë e BE për një plan të Komisionit Evropian për të shfrytëzuar një fond prej 2.4bn (2.7bn $; 2.15bn)) për të paguar vaksinat.
Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda tashmë kanë filluar bisedimet me kompanitë farmaceutike për të blerë vaksina, veprim që mund të dobësojë qasjen e BE-së. Kyriakides tha se iniciativat kishin të njëjtin qëllim, duke shtuar: “Të dyja pistat duhet të konvergojnë për përfitimet e të 27-ve. Kjo ka të bëjë me punën së bashku dhe jo me konkurrencën.”