Napoli është gati t’i japë një emër të ri trajneri Gattuso për krahun e majtë. Bëhet fjalë për Michal Karbownik, mbrojtës i majtë i datëlindjes 2001, aktualisht te Legia Warsaw. Lajmi është dhënë në emisionin Punto Nuovo Sport Show të Radio Punto Nuovo, me drejtuesin Umberto Chiariello ka thënë:
“Giuntoli (drejtori sportiv i Napoli-t) është dashuruar me një lojtar Under 20 polak. Michal Karbownik, mbrojtës i majtë 19-vjeçar i Legia Warsaw”, ka thënë Chiariello. “Në sezonin e fundit ka zhvilluar 30 ndeshje, duke koleksionuar 7 asiste. Napoli ka ofruar fillimisht 4 milionë euro, aktualisht flitet për 7 milionë euro dhe axurrët janë shumë afër marrëveshjes. Për lojtarin interesohen klubet më të mëdha të Europës”.