Të zgjohesh dhe të zbulosh se je kampion i Francës. Kjo është ajo që i ka ndodhur Leandro Paredes-it. Mesfushori argjentinas i Paris Saint-Germain nuk e dinte se kishte fituar Ligue 1 në tavolinë pas vendimit të federatës franceze për të mbyllur para kohe sezonin për shkak të pandemisë Coronavirus.
“Jam zgjuar, kam marrë telefonin dhe kam parë grupin e WhatsApp-it të mbushur me mesazhe”, ka thënë Paredes për ESPN. “Kishte trofe, mesazhe urimi: ishim kampionë dhe e kam zbuluar kështu”. “Nuk është mënyra më e mirë për ta mësuar, por… Në fund kemi fituar një titull tjetër, apo jo?”.