Valon Behrami ka thënë se u rikthye në Serie A, duke iu bashkua Genoas, për të dësh muar se nuk kishte mbaruar si lojtar. Mesfushori 35-vjeçar nga Mitrovica ishte lojtar i lirë pasi u largua nga Sioni dhe u rikthye në Serie A duke iu bashkuar Genoas në janar, raporton Gazeta Express.
Ish-përfaqësuesi shqiptar i Zvicrës thotë se Genoa ia dha një mundësi të madhe për ta dëshmuar veten në këtë moshë. “Kthimi në Genoa ishte mundësi shumë e madhe pas gjashtë muajve të vështirë për mua. Sinqerisht, kam dashur të dësh moj se nuk kam marrë fund si lojtar”, tha Behrami për Genoa Channel.
Behrami i luajti vetëm shtatë ndeshje pasi iu bashkua klubit, për shkak se futbolli u pezu llua si pasojë e pandemisë koronavirus. “Koha e karantinës ka qenë fantastike për mua sepse e kam rizbuluar dashurinë për kopshtin dhe e kam rilyer dhomën”, shtoi ai.