DASHI
Venusi do ju beje me te ëmbël dhe me shprehës sot. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene shume me e bukur dhe me emocionuese nga sa mund ta kishit imagjinuar. Beqaret do afrohen akoma me shume me personin qe pëlqejnë dhe do ndihen me entuziaste. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do ketë përmirësime akoma me te mëdha nga sa mund ta kishit imagjinuar.
DEMI
Ata qe janë ne çift do tundohen nga dikush tjetër sot dhe do e kenë te vështirë te mos tradhtojnë. Mendohuni mire, sepse nuk do ketë kthim prapa. Venusi i pozicionuar mire sot ne qiellin e beqareve, do i beje ata me joshës se kurrë. Sapo te takoni dike do iu shkoje mendja te martoheni. Kujdes, çdo gjë ka kohen e vet! Financat nuk do kenë asnjë problem, por ju tregohuni te matur.
BINJAKET
Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do jete e shkëlqyer sot! Do i kushtoni shume vëmendje dhe do bëni çmos qe ai te ndihet si mbi re pranë jush. Do ia dilni! Beqaret do kenë ndryshime ne jetën sentimentale. Emocionet qe do përjetoni do jene te forta! Ne planin financiar mund te gjendeni përballë një situate te pakëndshme. Tregohuni me ta arsyeshëm dhe merrni masa për ta rregulluar.
GAFORRJA
Partneri juaj do iu çojë ne qiell te shtate sot dhe ju do ndiheni jashtëzakonisht mire. Do donit qe kjo dite te mos mbaronte kurrë. Beqaret është me mire te tregohen te kujdesshëm me personat qe do takojnë sepse do ketë edhe nga ata qe do tallen. Fale përkrahjes se Merkurit ne sektorin financiar, do ruani një ekuilibër. Çdo gjë do shkoje me se miri prandaj shfrytëzojeni këtë dite.
LUANI
Sot do hyni ne një faze te rëndësishme te jetës suaj ne çift. Harmonia do te mbizotëroje gjate gjithë ditës. Për beqaret kjo e diele do jete plot surpriza te këndshme. Yjet do iu premtojnë një takim mjaft te veçante. Përfitoni! Dike qene me te bindur ne vetvete do ruani qëndrueshmërinë financiare. Edhe pse do bëni ndonjë shpenzim te vogël do i menaxhoni mire financat tuaja.
VIRGJERESHA
Influenca e Jupiterit dhe Saturnit do krijojnë një klime te qete dashurore, plot ëndrra dhe siguri. Do kaloni edhe disa ore pasiononte dhe shume romantike. Ndërsa beqaret pa dyshim qe ne këtë dite feste do ketë te papritura te këndshme. Gjate një feste do takoni një person mjaft te veçante! Maturia me shpenzimet do iu ndihmoje ta përmirësoni edhe me tepër buxhetin tuaj.
PESHORJA
Përfitoni nga dita e sotme për te zgjidhur një problem qe keni me partnerin tuaj. Nëse vonoheni edhe pak gjerat do ndërlikohen me shume. Beqaret do joshin dhe do joshen gjate gjithë kohës. Shfrytëzojeni te gjitha armët qe keni për te bere për vete atë qe iu pëlqen. Edhe perspektivat financiare do jene te mira. Nëse jeni artist, yjet do te favorizojnë sukses dhe rritje te buxhetit.
AKREPI
Gjate kësaj dite te gjithë çiftet do kenë një jete sentimentale te paqëndrueshme. Shmangni me çdo kusht ta kritikoni apo t’i ngrini zërin personit qe keni ne krah sepse çdo gjë do te ndërlikohet. Beqaret nuk duhet te fillojnë asnjë angazhim sepse nuk është dita e duhur. Fale Saturnit do e menaxhoni më me zgjuarsi buxhetin tuaj këtë te diele dhe nuk do rrezikoni asgjë. Mos harroni vigjilencën!
SHIGJETARI
Ne parim kjo dite pritet t’iu afroje me atë qe keni ne krah. Shumica prej jush do dilni nga një faze vërtet delikate ne te cilën kishit rene. Beqaret nuk duhet te hezitojnë me te hedhin hapa pasi ne te kundërt do i humbasin edhe ato mundësi te mira qe iu ishin shfaqur. Për financat do jete dite goxha e qete dhe do mundni ta riorganizoni situatën ne favorin tuaj.
BRICJAPI
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte. Do qëndroni me afër njeri-tjetrit dhe do keni mundësi te zgjidhni edhe disa pengje te hershme. Edhe beqaret do jene me te lire për te bere zgjedhjet e tyre dhe mundësitë sot do i kenë te shumta. Ne planin financiar ende nuk do jeni te ndërgjegjshëm për gabimet qe po bëni dhe nuk do mendoni aspak për te ardhmen.
UJORI
Sot do jeni me te ndërgjegjshëm për marrëdhënien qe keni krijuar dhe nuk do e kuptoni sesi jeni treguar kaq te palogjikshëm kur keni folur. Me ne fund do mundoheni te ndreqni disa gabime. Beqaret nuk duhet kurrsesi te kërkojnë një person shume te pasur pavarësisht te metave qe mund te ketë sepse nuk do ndihen për shume kohe te lumtur. Për financat do kujdeseni me shume dhe do i zgjidhni problemet.
PESHQIT
Marsi do kujdeset qe dita juaj te jete me diell sot. Nuk keni për t’u mërzitur aspak, përkundrazi do ndiheni shume mire pranë te dashurit te zemrës. Beqaret do përfitojnë pafundësisht nga mundësitë për aventura dhe do përjetojnë edhe çaste te lumtura. financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është te shmangni shpenzimet e ekzagjeruara. Mendoni te hiqni ndonjë para mënjanë.