Ka shumë gjëra për të kuptuar nëse një person është i duhuri, duke nisur që nga ushqimi deri tek këngët e preferuara. Por ndoshta mbi të gjitha është faktori më relacional: Përputhshmëria astrologjike. Shenjat e Zodiakut e bëjnë më të lehtë për të kuptuar se kush do të qëndrojë me ju për një kohë më të gjatë dhe kush nuk përputhet me karakterin tuaj.
Peshorja dhe Luani: Njerëzit me këto shenja Zodiaku janë njerëz aktiv në shoqëri. Ata i duan tubimet sociale dhe janë shumë më të hapur në shprehjen e vetës. Luani gjithmonë ka kërkesa dhe Peshorja do t’ja plotësoje ato.
Dashi dhe Ujori: Çifti me këto dy shenja kurrë nuk do të provojë të jetojë në monotoni. Sepse ata të dy i duan gjërat aventureske dhe emocionuese. Këto të dy gjithashtu mund të jenë shumë inovativ së bashku, por edhe duan t’i japin liri apo hapësirë njëri-tjetrit.
Dashi dhe Gaforrja: Një Dash është gjithmonë i guximshëm. Trimëria e personalitetit të tij, ajo energji e lartë, gjithmonë do ta magjepsë Gaforren, e cila do të përpiqet të nxisë më shumë energji tek Dashi.
Peshqit dhe Dashi: Peshqit dhe Dashi mund të jenë goxha mirë me njëri-tjetrin dhe ata duhet të ndajnë një lidhje të thellë mes tyre. Peshqit do të jenë delikatë nga ana e tyre, ndërsa Dashi tenton të jetë një lider dhe ky bilanc do të ndihmojë marrëdhëniet e tyre të zgjasë më gjatë.
Demi dhe Gaforrja:Këto shenja plotësojnë njëra-tjetren edhe në mënyrën që ata të mbajnë një mirëkuptim të ndërsjellë mes tyre. Gaforrja udhëhiqet me zemër dhe Demi do të jetë mbështetës. Për ta familja është kryesorja e fakti se mbi të gjitha duhet të qëndrojnë së bashku.
Demi dhe Bricjapi: Këta të dy e duan njëri-tjetrin përmes një të kuptuari telepatik. Demi do të admirojnë punë dhe natyrën e qeshur të Bricjapit, ndërsa Bricjapi do të vlerësojë natyrën e ndjeshme të tjetrit.
Shigjetari dhe DashiNjë Shigjetar gjithmonë ndjek zemrën dhe asnjëherë dramat. Ai është gjithashtu person argëtues dhe i dashur, nga ana tjetër, dashi është një flutur sociale dhe kështu që nuk do të ketë hapësirë për dramë.
Gaforrja dhe Peshqit:Këto dy shenja janë shenja të ujit, të cilat tregojnë lidhjen e tyre shpirtërore. Ata të dy janë sentimentalë në natyrë dhe të dy përpiqen shumë për të mos lënduar njëri-tjetrin.
Luani dhe Shigjetari: Këto dy zodiakë kur janë bashkë shfaqin natyrë të dashur. Luanët janë pak kokëfortë, por Shigjetari do ta dojë besimin e Luanit dhe do ta ndihmojë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre.
Virgjëresha dhe Bricjapi: Virgjëresha si natyre është e zhytur në mendime dhe shumë introverte, por kur është me një Bricjap hapet shpejt dhe bëhet plotësisht e sinqertë me personin tjetër. Bricjapi do të tërhiqet lehtë, pasi Virgjëresha të çlirohet.
Luani dhe Binjakët: Çifti aventuresk me shumë fat. Luani fokusohet në të qenit një partner lider dhe Binjakët kanë prioritet që tjetri të ndihet i dashuruar.
Ujori dhe Binjakët: Këto dy shenja të ajrit tregojnë se partnerët do të jenë së bashku në uljet dhe ngritjet e jetës. Binjakët admirojnë idenë se ujori është krijues, çka do t’i ndihmojë ata të ecin së bashku në jetë.
Akrepi dhe Luani: Akrepi mund të jetë me një gjuhë të mprehtë dhe xheloz, por Luani do ta ushqejë tjetrin me epsh dhe sfida. Natyra e tyre mund t’i shtojë më shumë shkëndija lidhjes.
Binjakët dhe Peshorja: Binjakët dhe Perhorja përshkruajnë çiftin që ka seksualitet dhe dashuri të pangopur. Marrëdhënia në mes të këtyre shenjave do të jetë e shpejtë dhe e freskët. Ata të dy do të gjejnë mënyra për të krijuar qetësi mes tyre.
Gaforrja dhe Peshqit: Këto shenja uji janë shumë më të pajtueshme. Peshqit janë shumë njerëzorë, kur Gaforret të edukuar marrëdhënie. Kur ata lidhen, raporti i tyre bëhet i pathyeshëm.