Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka reaguar pas videos së shpërndarë sot nga selia blu, ku i atribuohet në mënyrë propagandistike Lulzim Bashës çdo arritje e qeverisë Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri ka ironizuar kryetarin e Republikës së Re, teksa thotë se po pret spotin e radhës me arritjet e Bashës në krye të opozitës që nga viti 2015 e deri më tani. “Pas këtij spotit që ka bërë Basha për arritjet e tij si “ish-Kryeministër” i PD nga 2005 në 2013, po pres që të nxjerrë spotin tjetër me sukseset si kryetar i PD në opozitë që nga fitorja në zgjedhjet e 2015, 2017 dhe fitoren historike të zgjedhjeve lokale të 2019 me 85%!”, shkruan politikani.