Borussia Dortmund ka vendosur të anulojë turneun në Azi për shkak të pandemisë, por drejtori i marketingut Carsten Cramer ka studiuar një mënyrë për t’i lejuar 30 fan klubet nëpër botë që të kenë një tur virtual. Sipas Sport1, tifozët e klubit do të kenë mundësin të takohen virtualisht me lojtarët dhe të ndjekin një seancë stërvitore live.
Një mënyrë për t’i lejuar tifozët që të jenë afër verdhezinjve edhe teksa stërviten në Gjermani.