Britania uli nivelin e saj të kërcënimit të koronavirusit të premten, duke u bërë një nga vendet që së fundmi pretendojnë se po vënë nën kontroll përhapjen e virusit. Qendra e Përbashkët e Biosigurisë në Britani, rekomandoi lëvizjen e rre zikut të Covid-19 nga niveli i dytë më i lartë, 4 – që do të thotë përhapja është e lartë ose po rritet në mënyrë eksponenciale, në nivelin 3- që do të thotë se një epidemi është në qarkullim të përgjithshëm. Zyrtarët shëndetësorë thonë se ka një rënie të vazhdueshme të rasteve në të gjithë Britaninë, por shpërthimet e lokalizuara janë ende të mundshme. Britania ka numrin më të lartë të vde kjeve nga koronavirusi në Evropë me më shumë se 42,000 vde kje të lidhura me virusin dhe mbi 300,000 raste të konfirmuara.
Ulja e nivelit të alarmit ishte “një moment i madh për vendin dhe një dëshmi e vërtetë për vendosmërinë e popullit britanik për të mposhtur këtë virus,” tha Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock. Ndërkohë, Gjermania të premten raportoi rritjen me të madhe ditore të rasteve me koronavirus në një muaj, pasi në fillim arriti të kontrollonte shpërthimin e infeksioneve më mirë sesa vendet e tjera të mëdha evropiane. Instituti Robert Koch dhe qendra gjermane e kontrollit të sëmundjes njoftuan 770 raste të reja të konfirmuara, duke e çuar në 188.534 numrin total të infeksioneve me Covid-19 në vend. Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 8.5 milionë njerëz janë infektuar me Covid-19 në të gjithë botën, dhe 454,000 të tjerë kanë vde kur nga virusi.