Edinson Cavani, lojtari i 200 golave me PSG, nuk bën “skonto” për askënd. Sul muesi uruguajan nuk i ul kërkesat e tij për pagën, pavarësisht insistimit të Interit. 33-vjeçari uruguajan e përfundon kontratën me PSG më 30 qershor dhe, megjithëse dëshira e tij është të provojë sfidën e fundit të madhe në Europë, me Interin një destinacion të mirë, nuk është i gatshëm të bëjë ulje, aq më pak kur kërkesa që e ndan nga oferta zikaltër është jo më pak se 3 milionë euro.
Interi i ofron atij 9 milionë euro pagë vjetore, por Cavani dëshiron të paguhet patjetër me 12 milionë. Kjo është arsyeja pse negociatat me klubin zikaltër kanë ngecur. Në klubin italian e shohin Cavani si zëvendësues perfekt për Lautaro, në rast se argjentinasi kalon te Barcelona. Interi nuk është i gatshëm ta prishë “tavanin” e pagave me uruguajanin, t’i japin atij më shumë se Lukaku dhe Eriksen, domethënë 7.5 milionë euro në vit, plus bonuset.