Lori Hoxha është kritikuar shumë për një foto të fundit në Instagram, ku duket se ka diçka që nuk shkon me fytyrën e saj! Kanë qenë fansat ata që e kanë vënë re ndryshimin në fytyrë dhe e kanë kritikuar fashionista-n shqiptare për përdorimin e tepruar të Photoshop-it.
Nuk e dimë nëse ky është rezultat i pozicionit, dritës, apo editimit të fotos, por rezultati është thjesht i çuditshëm! “Boooo ca photoshop ke përdor në fytyrë”, “Plastikë kudo”, janë disa nga komentet që gjen në foto. Kur është fjala për editimin e fotos, shpesh ndjekësit e personazheve të famshme bëhen tepër kritikë.
Pak ditë më parë, moderatorja Kiara Tito u kritikua për përdorimin e Photoshopit në pjesën e këmbëve, gjë që e bëri moderatoren të reagonte përsonalisht duke thënë se ishte qëllimi i saj të dukej si sirenë: Komentet për këmbët e saj të bashkuara si sirenë nuk mbaronin: ” O zemër qëllimi ishte të bëheshe si sirenë me ato këmbët”? “Po”, ia ktheu Kiara pa kurrfarë hezitimi!