Dikur shokë, tani rivalë. Ibrahimoviç ka qenë gjithmonë një pikë referimi për Chiellini, i cili, falë krahasimit me të, ka fituar respektin e shokëve dhe trajnerit: “Cristiano mbetet një mbret i golave, por ai që më hyri në zemër ishte Ibra. Ne ishim shokë në fillim. Unë isha shumë i ri, por gjithmonë përpiqesha ta krahasoja veten me të.

E ndiqja atë kudo, gjithashtu për t’u akredituar në sytë e shokëve të mi. Të dyluftosh një për një me Ibrën do të thotë të fitosh respekt. Unë kurrë nuk u tërhoqa mbrapa dhe nga çdo sfidë me të dola më i fortë. Ai më nxiti të jap më të mirën, e admiroj shumë”.