Me siguri edhe ju e keni shkarkuar në telefon aplikacionin “Face App”, më i përdoruri i momentit, i cili po i kthen të gjithë në gjininë e kundërt në foto. Personazhe të njohur të showbiz-it dhe jo vetëm, kanë treguar për ndjekësit e tyre në rrjete sociale sesi do të dukeshin në versionin mashkull apo femër. Këtë aplikacion e provoi sot edhe këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga.
Këngëtarja njihet për bukurinë e saj dhe tiparet tërheqëse, por e kishit marrë me mend që do të dukej po kaq yll edhe po të ishte mashkull? Çiljeta publikoi foton e “transformimit” në InstaStory dhe na la me gojë hapur! Këngëtarja në versionin mashkull do të ishte një çun yll, që të gjithave do të na ngelte fiksim! Nuk jeni dhe ju dakord?