Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kujton në ditën e Çlirimit të Kosovës, kohën kur ishte kryeministër i Shqipërisë dhe rëndësinë e kësaj date. Majko shprehet se “12 Qershori shënon Çlirimin e Kosovës. Për herë të parë në historinë kombëtare, Perëndimi u bë bashkë në krah të shqiptarëve. Së bashku me të, fituam një Luftë të Kosovës që u konsiderua “më e rëndësishmja pas Luftës së Dytë Botërore”.

“Kjo luftë pati heronjtë që ranë për lirinë kombëtare. Ne të tjerët, bëmë veç detyrën”, tha ai. Po ashtu, Majko ka postuar një foto të asaj kohe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solanën.