Sipas njoftimit të Aviacioni Civil Italian, fluturimet me Italinë do të hapen në datën 16 qershor. Të gjitha fluturimet do të kryhen nga dy kompanitë ajrore “Albawings” dhe “Blue Panorama”.

Aviacioni Civil Italian ka publikuar listën e të gjitha fluturimeve që do të kryhen me Shqipërinë gjatë sezonit veror. Bëhet e ditur se të gjitha të dhënat për fluturimet e parashikuara janë të pandryshueshme. Gjithashtu, ditën e djeshme u bë e ditur data e nisjes së fluturimeve me Greqinë.