Pasditen e kësaj të shtune kanë dalë përgjigjet e testit të maturës shtetërore, gjuhë e huaj! Testi i gjuhës së huaj ka qenë i pari për maturantët, për të vijuar më pas me gjuhë-Letërsinë, matematikën dhe dy provimet me zgjedhje.
Përgjigjet kanë dalë në faqen zyrtare të QSHA (Qendra e Shërbimit Arsimor), te seksioni Matura Shtetërore. Lajm i mirë është se 21.98% e maturantëve kanë arritur që të marrin notën maksimale, 10, e ndërsa kanë mbetur 4.04 %.