Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se opozita ka shtruar në tryezë disa kërkesa, që janë absurde.
Gjiknuri theksoi se është në të mirën e opozitës së bashkuar, që Reforma Zgjedhore të mund të mbyllet. Aristir Lumezi: Kemi pasur raste kur komisionerët janë mbrojtur nga avokatë të partive politike. Damian Gjiknuri: Nuk ka njeri sot që për hir të vendit të punës bën krim elektoral. Në qytet nuk ndodh asgjë, se nuk ka probleme të votimeve në grup, por në fshat. Në 2009, nëse e majta do të ishte bashkë, do të kishim fituar. Kundërshtimet e rezultateve kanë qenë në tërësi politike. Në fund të fundit, rotacionet në Shqipëri kanë ndodhur. Askush nuk e mendonte se Berisha do të ishte në pushtet më 2005. Frika e opozitës është si për një gogol. I bëj thirrje opozitës që është në të mirë të tyre që procesi të mbyllet.
Opozita ka edhe kërkesa absurde. Nga njëra anë ka kërkesa që nuk janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, kurse nga ana tjetër nuk pranon depolitizimin e administratës, që e kërkon ODIHR-i. Nuk ka proces absolut të mirë, ama ndryshimi i rezultatit rrallë ndodh. Vetëm në zgjedhjet e Tiranës ndodhi që kishte debat. Ishte i vetmi rast ishte ky, ku votimi ishte i futur nën kthetrat e institucioneve tona.