Presidenti i UFC, Dana White, ka komentuar për herë të parë largimin e Conor McGregor nga sporti që drejton. Ai ka hedhur poshtë zërat e mediave se i kishte kërkuar irlandezit që të zëvendësonte Khabibin në duelin ndaj Fergusonit dhe kjo ishte arsyej që ishte irrituar.
“Nuk i kam kërkuar kurrë Conorit që të futet në një duel në minutën e fundit. Ai na tha përpara se do të ishte jashtë atij dueli dhe nuk ia kërkuam më kurrë atij.
“Të gjitha ata idiotë që shkruajnë histori se i kërkova të ndeshej janë idiotë. Janë zëra bosh, lajme krejtësisht boshe”, – tha Dana në lidhje me McGregor.