Me mesazhin e fortë të Ambasadores Amerikane Yuri Kim se reforma në drejtësi ndodhet në një fazë kritike dhe se palët duhet të ecin para dhe të bashkëpunojnë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë dhe Kryetari i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi. Ai ka shpërndarë në twitter mesazhin e ambasadores amerikane e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi e cila ndodhet në fazë kritike pasi po sulmohet nga ata që nuk e duan dhe kanë frikë nga drejtësia e re. Ndërsa në lidhje me vendimin e Komisionit tw Venecias, Kim shkruan se askush nuk ishte tërësisht faktoj në atë që ndodhi me Gjykatën Kushtuese, por nuk është rasti për të festuar pasi kjo tregon se nuk ka të pafajshëm në këtë mes, ku secili institucion ka luajtur rolin e tij për të shkaktuar këtë ngërç dhe përplasje për ngritjen e Kushtetuesen.
“Reforma në Drejtësi është në një fazë kritike. Ka bërë përparim të mjaftueshëm për të frikësuar ata që nuk e duan atë, por ende jo aq përparim sa të përmbushë kërkesat e popullit shqiptar për një sistem drejtësie që ka veçori integritetin dhe pavarur. Prandaj, ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi janë në sulm. Ata që e duan Reformën në Drejtësi duhet të gjejnë frymëzim tek fryma e Skënderbeut, tani më shumë se kurrë. Katër vjet pas përballjes me pengesa të shumta, është e natyrshme të ndjesh lodhje dhe ndoshta shkurajim. Por nëse shohim atë që është përftuar pavarësisht pengesave – dhe se sa shumë mund të përftohet për brezin e ardhshëm – atëherë ky është pikërisht momenti kur duhet të dyfishojmë përpjekjet dhe të shtyjmë përpara drejt synimit tonë. Opinioni i fundit i Komisionit të Venecias mbi Emërimin në Shqipëri të Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ofron një mundësi për të gjitha palët që të bëhen bashkë për të çuar përpara reformën në drejtësi. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje. Asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor. Asnjë institucion nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim. Komisioni i Venecias pranon se ekzistojnë interpretime të ndryshme, legjitime të dispozitave ligjore, të cilat “çuan në emërimin me pikëpyetje të dy gjyqtarëve’ për të njëjtin vend në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ndër të tjera Kim.