Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të provojnë origjinën e pasutrisë tre persona me rekorde të theksuara kriminale në Lezhë dhe Kurbin. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Gëzim Çelaj, Arben Prendit dhe Perikli Markut.
Ak uzat që rë ndojnë ndaj të shënjestruarve nga OFL – Gëzim Çelaj, banues në Kurbin, i dë nuar për veprën pe nale “Shfr ytëzim pro st itucioni”; – Arben Prendi, banues në Lezhë, i dë nuar për veprën penale “Traf ikim i lëndëve na rkotike”; – Perikli Marku, banues në Lezhë, i dë nuar për veprën penale “Vra sja në rrethana cilësuese”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga kr imi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.