Menaxheri i njohur i grupit “Babastars”, Dekorim Sahiti, ka dalë pozitiv me Covid-19, pasi ka bërë testin. Lajmin e ka dhënë vetë Sahiti, përmes një mesazhi në “Facebook”, ku mes të tjerash iu kërkon fansave të tij që të mos përhapin panik. Ndërkohë, menaxheri zbulon se është infektuar me koronavirus, pasi ka patur kontakt me personat e prekur. Gjithashtu, ai tregon se gjendja e tij shëndetësore është mjaft mirë. Menaxheri i “Babastars” është izoluar në shtëpinë e tij dhe po tregon kujdesin e duhur për ta kaluar sa më shpejt virusin.
Mesazhi i menaxherit:
Te nderuar miq, Si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit, une sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas heqjes se masave restriktive, ndoshta ka qene e pritshme per shkak te natyres se punes sime qe te vihem ne kontakt me virusin. Menjehere, une jam veteizoluar dhe jam ne gjendje te mire shendetesore. Aq sa jam shqetesuar per kete lajm aspak te mire, me shume me shqetesoi fakti se shume shpejt jane perhapur dezinformata dhe te paverteta ne lidhje me restaurantin Momo, pronar i te cilit jam une.
Ju njoftoj se vetem une kam rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe jo stafi i restaurantit Momo. Cfaredo informate tjeter eshte e pavertete dhe dashakeqe! Une nuk kam pasur kontakt te afert me stafin, por tashme besoj se IKSHP do t’i testoj ata, njejte si edhe kontaktet e mia te tjera. Momo eshte dezinfektuar 2 here gjate diteve te kaluara dhe do te dezinfektohet prape sonte. Ne cdo kohe, stafi eshte i pajisur me mjete mbrojtese, maska, doreza dhe dezinfektues. Keshtu do te vazhdoje edhe me tutje, gjithmone sipas rekomandimeve te eksperteve dhe te IKSHP-se.
Shpresoj shume se numri i te prekurve nga Covid-19 do te zvogelohet ne ditet ne vijim dhe se do ta kalojme kete pandemi sa me lehte qe eshte e mundur. Deri atehere, ju uroj juve dhe te dashurve tuaj shendet dhe siguri. Kujdes po, panik jo!