Teksa ish kryeministri Sali Berisha vijon postimet e pafiltruara në rrjetet sociale për të goditur qeverinë “Rama”, jo pak herë ai përgënjeshtrohet publikisht. Së fundmi ka qenë ish sekretari i PD-së Namir Lapardhaja që ka nxjerrë blof një denoncim të Berishës, i cili pretendonte më herët për administrim të dobët të provimeve të maturës.

Ndër të tjera Berisha shkruante:

“Ky ishte provimi ne Uren Vajgurore!

Thuhej qe nuk lejohej telefoni ne ambjentet e provimit, por si jane fotografuar keto? sb”, denonconte Berisha. Ndërkohë, nuk vonoi përgënjeshtrimi nga ish sekretari i PD-së:

“Doktor, per korrektesi, provimi mund te kete qene kudo, vetem ne shkollen e Ures Vajgurore jo. Duke qene se punoj vete aty, nuk korrespondojne pllakat: i kemi pllakat blu, jo kafe, siç kane dale ne foto”, shkruan Lapardhaja.