Komisioneri për Zgjerimin i BE, Oliver Varhelyi është takuar posaçërisht për dialogun Kosovë- Serbi me të dërguarin special në Unioni, Miroslav Lajçak.

Varhelyi thotë se me Lajçakun pati një diskutim të mirë dhe do të punohet bashkë, si një ekip për krijimin e një momenti të ri për dy vendet, Ballkanin Perëndimor dhe vëtë Bashkimin Europian. Lajçak e ka ekipin e tij me përfaqësues të BE që do të punojë për dialogun Kosovë- Serbi, dhe do të koordinohet ndërkohë edhe me Varhelyi dhe instancat më të larta të BE.