Një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-t padyshim që janë Mozzik dhe Loredana, të cilët tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Jemi gjithë sy e veshë në fakt për të kapur ndonjë detaj që nënkupton që ata flasin bashkë apo dhe që i kanë harruar hatërmbetjet mes njëri-tjetrit. Së fundmi Loredana ka postuar në Instastory dy foto të Kim dhe Khloe Kardashian që shfaqen me familjet respektive.
Në fakt kjo nuk është hera e parë që publikon foto të tilla, të çifteve apo familjeve më të njohura nga bota rozë dhe ne po mendonim mos ndoshta do të na thojë diçka me këtë? Mos ndoshta këngëtares i mungon Mozzik dhe kalimi i kohës me familjen?
Mozzik deklaroi disa muaj më parë në një intervistë për NIN, se ishte ai që e mori vendimin për t’u ndarë dhe se nuk ka ndërmend të kthehet më me ish-partneren e tij. Ai ka mohuar të gjitha zërat se ndarja e tyre ishte e stisur, por fansat ende shpresojnë për një rikthim të çiftit.