Dy persona janë proceduar penalisht pasi digjnin plehra në zonën e Manzës duke ndotur kështu ajrin. “Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Stacionit të Policisë Manzë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
A., 51 vjeç dhe K. T., 56 vjeç, banues në Ishull dhe Kullë, pasi tek Gjiri i Lalëzit, kanë djegur mbeturina të ndryshme, duke shkaktuar ndotje të ajrit” – njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.