Maturantët paralajmëruan për bojkot të provimit të radhës nëse Ministria e Arsimit nuk do të reagonte, por pas mbarimit të protestës drejtoresha e shërbimeve arsimore, Rezana Vrapi në një deklaratë për shtyp tha se kërkesa e maturantëve për mundësi rivlerësimi nuk do të plotësohet.
“Në lidhje me rishikimin e testit nuk shikoj asnjë arsye pikërisht për shkak të procedurave që ne ndjekim qe nga ndërtimi e dërgimi i tyre te maturantët. Jua them me bindjen më të plotë s’ka gabim. Nëse do të ketë një arsye për shpërndarjen e pikëve patjetër do ta bëjmë”.
Edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një reagim në “facebook” u dha besimin ekspertëve të provimeve, ndërsa e cilësoi protestën të nxitur nga opozita.
Mos dalja e çelësit me përgjigjet e sakta direkt pas përfundimit te provimit si në maturat e shkuara, sipas Rezana Vrapir, lidhet me variantet e tezave.
Megjithatë, në dy provimet e mbetura ai i matematikës në 15 qershor e i lëndës me zgjedhje në 18 qershor nxënësit do kenë më shumë kohë për ta plotësuar, nga 2 orë në dy orë e 30 min.